Botë

Szczesny kryen me sukses testet mjekësore

By FIRST CHANNEL

July 18, 2017

Szczesny ka kryer me sukses testet mjekësore te Juventusi

Wojciech Szczesny, që arriti këtë mëngjes në Torino, ka kryer me sukses testet mjekësore te Juventusi. Ai transferua nga Arsenali për 10 milionë euro, derisa zyrtarizmi do të bëhet gjatë ditës.

Szczesny do të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffon këtë sezon, por legjenda e Juventusit ka bërë plan të pensionohet në vitin 2018 pas Kupës së Botës, kështu, Szczesny do të bëhej zgjedhja e parë. /Gazeta Express/