Lajme

Situata me zjarret, Demiraj: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO

By FIRST CHANNEL

July 18, 2017

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ishte ditën e sotme në Razëm të Shkodrës, ku nga aty ka para nga afër situatën e zjarreve.

“Arsyeja e ardhjes është situata e jashtëzakonshme e zjarreve në vend. Janë 90 vatra zjarresh në të gjithë vendin”.

Demiraj sqaroi se të gjitha strukturat janë të mobilizuara për të përballuar këtë emergjencë, ndërsa bëri me dije se është kërkuar ndihmë edhe nga fqinjët dhe NATO.

“Do të vihen para përgjegjësisë të gjithë autorët e zjarrvënieve”., -tha Demiraj nga Shkodra.

Ministri Demiraj falenderoi Drejtorine e Emergjences Civile, Drejtorine e Zjarrefikseve, Forcat e Armatosura dhe Policine e Shtetit per mbajtjen nen kontroll dhe fikjen e vatrave te shumta te zjarrit.

Ministri Demiraj kerkoi nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria qe te hetojne me perparesi per zbulimin e zjarrevenie te qellimshme qe rrezikojne sigurine kombetare.