Lajme

Si u mbajt peng një fshat i tërë nga 7 veta që kërkonin flori në Xhyrë (Historia)

By FIRST CHANNEL

July 18, 2017

Aty ku pasuria e shumtë shkelet nga banorët e asaj zone, aty ku pasuria kulturore është më e pasura nga të gjithë zonat e tjera, aty ku natyra i ka falur gjithcka atij vëndi.

Bëhet fjalë për fshatin e Xhyrës, një fshat midis Prrenajsit edhe Librazhdit. Në fakt gjithkush ka kaluar, edhe aty tek-tuk e ka hasur si emër apo edhe e ka shijuar atë bukuri që ofron natyra e mrekullueshme.

E dini se cfarë ka ndodhur përpara një viti në këtë zonë? E di se të gjithë fshati ishte i alarmaur për shkak të disa persona të pa indentifikuar? E dini se në fshatin e quajtur Xhyrë Kasaba gjendet një thesar i cmuar shumë i madh në të gjithë Ballkanin?

Ishte dhjetor i vitit 2015, një grup turistësh që u prezantuan si të tillë kishin një mision të veçantë. Një mision që duhej kryer me sukses në mënyrë të patolerueshme nga ana e tyre. Ata u shfaqën papritur edhe filluan gërmimet e para pranë një zone shumë të shenjtë për ne, pikërisht pranë “Rrugës Egnatia”. Nga gërmimet e para të tyre kryeplaku që ishte asokohe Faik Hoxha denoncoi në polici këtë grup më akuzën shkatërrimin e rrugës më të famshme në botë atë të Egnatias. Sigurisht denoncimi i kryeplakut nuk u morë parasyesh, ra në vesh të shurdhët jo pa qëllim, kështu që grupi i ashtuquajtur turistik po gërmonin të qetë deri në momentin ku disa fshatarë në lagjen “Shkalla” në Xhyrë u korruptuan nga ky grup misterioz. Pas dëmeve të mëdha që pësoi rruga e famshme edhe disa vende specifike që ata kishin piketuar si përfundim ata nuk nxorrën ndonjë pasuri me vlera ose të paktën kështu jemi të informuar ne. Pothuajse ishin dhjetra familje që po bashkëpunonin për të gjetur këtë thesar sipas tyre një thesar “legjendar”.

“Pikërishtë këtu ku kemi shkelur ne, nën këtë tokë gjendet një pasuri shumë e madhe, gjatë kohes së Perandorisë Osmanë rruga Egnatia ishte një rrugë kryesore për bisneze të shumta të asaj kohe. Aso kohe ekzistonte një grup hajdutësh ndryshe të quajtur “Kacakë” që dilnin e u bënin pritë këtyre karvanëve që transportonin materiale të ndryshme duke marrë me vetë gjithë pasurinë që ata kishin duke i fshehur diku në këtë vend që ne mund të kemi shkelur sot, prandaj ndaj jush dua besnikëri edhe seriozitet nëse duam ta bëjmë tonin këtë pasuri”-u shpreh lideri i grupit turistikë sigurisht në gjuhën shqipe.

Dita tjetër ishte ajo ditë që pothuajse ishte fillimi i dickaje të madhe ku të gjithë njerezit mbështetës edhe grupi i tyre ishte në aktivitet të plotë. Ishin tre ekskavator që u ngjitën malit të 99-minareve për të hapur një gropë që arriti thellëzinë maksimale mbi 200 metra edhe 50 metra gjerësi. Ata punonin natën edhe ditën pa pushim turne të ndryshme hynin edhe dilnin, disa të lodhur disa të aksidentuar nga puna. Ishte dita e 30 e muajit që atëherë kur filloj puna, sipas liderit mendoheshe se ishin shumë afër edhe finalja do të festohej nesër kështu që punimet u ndërprenë. (SJARIM: Përgjatë kësaj grope që u hap ishte një dhomë që e cila kishte florin edhe armë luftimi që në kohën e Osmanëve, ky grup zotëronte një hartë që pretendonin që aty poshte kishte dicka. Sipas tyre kjo ishte skanuar nga një satelit qiellor duke I dhënë kordinatat e sakta, këto lloj procedurash janë sekretë që mund ti dijë vetëm një shtet i caktuar për të zbuluar pasuri nëntokësore si për shembull: Naftë, krom etj etj, por sic duket ky grup ishte shumë i sofistikuar).

Dita e finales ku disa nga banorët që bashkëpunonin me ta do të merrnin shpërblimin e tyre ishte dita më e vështirë sepse ata filluan një konflikt midis tyre me pretendimin se: “Si do ta ndanin pasurine që do të përfitonin” saqë plasi edhe grushti edhe kërcënimet midis njëri-tjetrit. Lideri i grupit i paindentifikuar akoma edhe sot e kësaj dite vendosi që nesër do mblidheshin sërisht për shkak të këtij incidenti. E dini cfarë ndodhi? Më dhjetëra makina përgjatë natës së errët, e shoqëruar nga hëna e re ata punuan për të transoprtuar dicka që kishin gjetur që pretendohej si “Flori” me makinat e tyre të tipit Range Rover” pa pushim deri sa u larguan përgjithmonë nga fshati i bukur i Xhyrës. A thua vërtetë se do të kishte një pasuri me florinj apo thua se ato miliona lek që u derdhen për ta hapur atë gropë të madhe ishte thjeshtë një kurth për banorëte fshatit Xhyrë apo kush e di se cfarë?

Në mëngjes ku të gjithë këto familje ishin mbledhur për të marrë pasurinë e tyre nuk gjetën gje vecse gurët edhe dheun që kishte marrë një pamje si varg male.Të acaruar ata shkuan në polici edhe denoncuan këtë grup duke u dhënë emrat e tyre të rremë. Nga kontrollet e policisë asnjë nga këta emra nuk doli I rregjistruar me numër ID. Premtimi I tyre përpara se të hapnin atë grup që vetëm një zot mund ta di se cfarë ka pasur brenda ishte se do ta mbulonin gropën nësë do ta hapnin edhe ashtu ndodhi, pas tre muaj dikush prezantohet me emrin e liderit të grupit edhe për dy ditë ata e mbuluan gropën e stëmadhe edhe të frikshme.

Ndonse ata i vodhën atij fshati një pjesë të madhe të pasurise kombëtare duke përfituar akses nga disa banorë që shitetën të gjithë fshatin, madje edhe duke i strehuar. Në fakt asnjë nga banorët nuk preferojnë të flasin për këtë fenomen por e kanë harruar duke mbrojtur me mish edhe me shpirt ata pak pasuri që i kanë ngelur, shpresojmë që deri atëherë të mos vij ndonjë grup tjetër. Pauria edhe historia kulturore që ka ky vend nuk trajtohet sic duhet edhe nga banorët, mbase nuk kanë nerva të tregojne historitë që kanë kaluar./Infoelbasani