Botë

Dalbert lojtar i Interit brenda 48 orëve (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 18, 2017

Shoqëria e Dalbertit ka udhëtuar për në Nice për t’i thënë klubit se lojtari dëshiron t’i bashkohet Inter.

Skuadra italiane Inter e ka konfirmuar interesimin për mbrojtësin e majtë, por Nice po ngurron ta shesë atë, transmeton Express.

“Ne kemi tentuar të pajtohemi me kërkesën e Nice, për momentin ata nuk duan ta shesin lojtarin,” ka thënë drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini javën e kaluar.

Sipas Tuttosport, të afërmit e Dalberit janë nisur drejt Francës për të tentuar ta bindin Nicen ta shesin lojtarin, ndërsa një marrëveshje mund të arrihet brenda 48 orëve. /Gazeta Express/