Barcelona ka reaguar pas lajmeve se Neymar do të largohet për të kaluar në PSG
Mediat në Brazil gjatë ditës së sotme kishin shkruar se Neymar do të largohet nga Camp Nou për të kaluar në PSG, e cila skuadër do të paguante klauzolën e Neymarit prej 222 milionë eurove.
Zëvendës presidenti Sportiv i Barcelonës, Jordi Mestre ka thënë se Neymar 200 për qind nuk do të largohet gjatë kësaj vere.
Ai madje i dha një mesazh PSG-së, duke thënë se nuk dëshirojnë që t’i prishin marrëdhëniet me ta.
“200 për qind Neymar do të qëndrojë në Barcelonë. Këtë mëngjes lexova se edhe PSG e ka mohuar lajmin. Nuk kemi arsye për të prishur marrëdhëniet në mes të klubeve”, the Mestre. /Express/