Gianluca Lapadula ka kompletuar transferimin e tij në Genoa
Sulmuesi i Milanit, Gianluca Lapadula ka kryer me sukses testet mjekësore te skuadra italiane e Genoas.
Lojtari do të huazohet për një sezon për 2 milionë euro, ndërsa në fund Genoa mund ta transferojë për 11 milionë euro.
Italiani në Milan u transferua verën e kaluar nga Pescara, ku arriti të shënonte tetë gola dhe të dhuronte tre asistime.
Lapadula është lojtari i tretë i Milanit që kalon në Genoa, pas Stefano Piolit dhe Andrea Bertolaccit. /Express/

