Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Vrasja në lokalin e natës tek Uji i Ftohtë, policia prangos njërin nga autorët

Policia e Korçës ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur disa muaj më parë në një lokal të qytetit të Vlorës, ku u vra me armë zjarri një person si edhe u plagosën tre të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal.

Ndalimi i tij u bë pasi, ai rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambientet e një lokali është vrarë me armë zjarri Ergys Gjioveshajt si edhe janë plagosur tre të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Gazeta Express/

Exit mobile version