Partitë e koalicionit qeveritar janë në përafrimi e sipërm të qëndrimeve për ndarjen e drejtorive dhe këshillave drejtues në kuadër të qeverisë dhe ministrive.
Burime nga grupet e punës së partive në ekzekutiv shpjegojnë për Alsat-M se subjektet në parim janë marrë vesh për numrin e drejtorive, por jo edhe për atë se cila parti me cilat drejtori do të udhëheq.
Nga rreth 500 poste për të cilat po negociojnë partitë e koalicionit, BDI-së do t’i takojnë 70 drejtori dhe po aq edhe Këshilla drejtues, ndërkaq Aleancës për Shqiptarët 40 drejtori dhe po aq Këshilla Krejtues ( 30 LR-PDSH, 10 RDk dhe UNITETI 0).
Praktikat e deritanishme kanë treguar se nga numri i drejtorive dhe Këshillave drejtues, shqiptarët kanë drejtuar numër të konsiderueshëm të drejtorive, por jo edhe të drejtorive relevante.
Deri më tani nga kuadri shqiptar nuk është drejtuar, si p.sh., Drejtoria e Hyrave Publike, Doganat e Maqedonisë apo ELEM.
Grupet e punës së partive politike nuk japin informacion se kur pritet të finalizohet çështja e ndarjes së drejtorive Këshillave drejtues në kuadër të Qeverisë dhe ministrive. Jozyrtarisht mëson Alsat-M, se gjatë javës partitë do t’i konkretizojnë kërkesat e tyre dhe më pas me dialog partitë do të caktojnë për zv/drejtoritë dhe udhëheqësit e sektoreve në vend.
Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi për shkarkimin e Këshillave drejtues të qindra institucioneve, me çrast nga postet udhëheqëse u larguan mbi 2000 persona.