“Mosmirënjohës, tradhtar, hipokritë, të shitur e bukëshkalë”
Me pankarta në duar janë pritur grupi anti-Basha në Korçë, ku drejtuesi Astrit Pazoti ka shpallur edhe emrin e lëvizjes së re brenda PD-së. Ndërkohë që sot nga Korça nismës “Lëvizja për ringritjen e PD-së” iu bashkuan edhe tre deputetët të tjerë të PD-së, Ritvan Bode, Eleina Qirici dhe Gjergji Papa, të cilët nuk u vendosën më në listën e 25 qershorit nga Lulzim Basha.
Ndërkohë që në videon e shpërndarë nga vetë Patozi dëgjohen edhe kritikët e djathtë duke i thënë Patozit dhe Bodes: “…perse kur paskeni para’, kohë, ambicie politike dhe iu dashkan ende njerëzit, nuk ju pamë asnjë ditë ne fushate por paratë qe bëtë nga djersa jonë po i përdorni sot për te ndihmuar Ramën”.
Ndërkohë që në 22 korrik PD do të zhvillojë zgjedhjet brenda partisë për kreun e ri të saj, ku në garë janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.
/Gazeta Express/