Botë

Klopp i vendosur për blerjen e Keitas: “E tëra është biznes”

By FIRST CHANNEL

July 17, 2017

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i vendosur për t’i blerë lojtarët që i ka synim kryesor këtë sezon.

“Të Kuqtë” tashmë e kanë blerë anësorin e Romës, Mohamed Salah, dhe sulmuesin Dominic Solanke, kontrata e të cilit i skadoi në Chelsea, transmeton Express.

Klopp tani dëshiron t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të RB Leipzig, Naby Keita.

“Ne kemi pothuajse krejt çka nevojitet. Por, në fund i tëri është biznes,” ka thënë Klopp.

“Del dhe e sheh makinën që ke ëndërruar ta kesh tërë jetën… pastaj thua ‘ja paratë’ por ata të thonë ‘nuk dua ta shesë makinën’. E ti thua ‘por i kam paratë’ por ata thonë ‘nuk dua ta shesë’. Mandej të thonë ‘kërkoje nja makinë tjetër me ngjyrë tjetër’, por ti thua ‘në rregull është, por e dua këtë’. Gjera të tilla ndodhin në jetë, jo vetëm në futboll,” ka shpjeguar Klopp, duke iu referuar situatës së Keitas./Express/