Interi pritet t’i paguajë 22 milionë euro për shërbimet e Lazios.
Agjenti i Keita Balde Diao thotë se lojtari do të marrë vetëm një ditë pushimi për Milano, por mediat italiane raportojnë se Interi ka arritur marrëveshje me Lazion për 22 milionë euro.
Lojtari është larguar nga qendra stërvitore dhe është nisur për Milano, por agjenti insiston se ka vetëm ditë pushimi.
“Në fillim thatë se ai ka arritur marrëveshje me një ekip. Tani do të nënshkruajë me një tjetër? Është dita e tij e pushimit dhe e bën këtë sido që ai dëshiron”, shkroi agjenti Roberto Calenda në “Twitter”.
Sido që të jetë, Mediaset Premium të dielën mbrëma insistoi se Interi dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për transferimin e Keita Balde për 22 milionë euro.
Po ashtu edhe FCInterNews.it raporton për diçka të tillë, që sipas tyre lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. /Gazeta Express/