Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Italianët në alarm, pako me drogë në bregdet

Duket se droga nga Shqipëria në drejtim të Italisë nuk ka të mbaruar.

Një tjetër sasi droge është konstatuar ditën e djeshme nga policia italiane në bregun e detit në plazhet e Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi.

Kanë qenë banorët e kësaj zone, të cilët kur janë çuar në mëngjes kanë para pako të mbushura me drogë, në bregdet, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga se bëhet e ditur nga mediat italiane, sasia e drogës shkon deri në 100 kg, e cila kap një vlerë 350 mijë euro.

Grupi hetimor që ka marrë në dorë çështjen, ka dyshime se droga mund të ketë ardhur nga Shqipëria, megjithatë ata nuk përjashtojnë si vend origjine edhe shtete të tjera të Ballkanit.

Policia në detajet e para dhënë për mediat italiane, bën me dije se droga mund të jetë lënë qëllimisht aty, ose ndonjë anije apo skaf, ka ngatërruar destinacion, dhe si pasojë e ka shkarkuar drogën në këtë vend.

/G.D – Gazeta Express/

Exit mobile version