Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 8 nga 9 të arrestuarit në fshatin Drithas, ku pak ditë më parë u sekuestruar një asi e madhe droge.
Trupi gjykues ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 8 të arrestuarit, ndërsa për inspektorin e policisë “detyrim paraqitje”.
Konkretisht, arresti ka prekur shtetasit:
Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës; Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas; Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas; Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas; Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas; Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas; Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas; Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund.
Ndërkohë, për inspektorin tjetër të policisë, Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në cilësinë e efektivit të zonës, është vendosur “detyrim paraqitjeje”.
15 ton drogë u sekuestruan nga ana e policisë 3 ditë më parë në Vlorë.