Lajme

Agjencia “Venera” që i mashtroi studentët, mori ndalesë pune prej 30 ditëve

By FIRST CHANNEL

July 17, 2017

Inspektorati Shtetëror i Punës mori vendim për ndalesë për punë Agjencisë për Ndërmjetësim gjatë Punësimit në vend dhe jashtë vendit “Venera” nga Manastiri.

Ndalesa është në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërkaq është paralajmëruar se do të kërkohet edhe ngritje e procedurës kundërvajtëse.

Mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese u kryen më 5 dhe 14 korrik pas informatave të publikuara se një grup studentësh ishin mashtruar nga ana e kësaj agjencie./Gazeta Express/