Inter nesër pritet të kompletojë transferimin e mbrojtësit të majtë, Dalbert
Agjenti i Dalbert, nesër do të bisedojë me drejtuesit e Nice, për të arritur një marrëveshje për kalimin e klientit të tij në Inter.
Dalbert është dëshira kryesore e Interit për krahun e majtë, pas paraqitjeve fantastike që kishte me Nice sezonin e kaluar, shkruan Tuttomercatoweb.
Skuadra franceze për Dalbert kërkon 25 milionë euro, ndërsa Inter deri me tani ka ofruar vetëm 20 milionë.
Dalbert do të bëhej transferimi i tretë i Interit këtë verë, pas mbrojtësit Milan Skrinari dhe mesfushorit Borja Valero. /Express/

