Manchester United ia ka vazhduar kontratën Sergio Romeros, që do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në vitin 2021.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Sergio Romero ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë atë të lidhur me klubin deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.
Derisa Romero, 30 vjeçar, që iu bashkua klubit në korrik të vitit 2015, nuk ka se si të mos jetë i lumtur për këtë marrëveshje.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Kush nuk do të dëshironte të ishte në klubin më të mirë në botë? Jam duke shikuar përpara për të arritur më shumë suksese sezonin e ardhshëm. Jam krenar që ish pjesë e finales së Europa League”, tha Romero. /Express/
https://twitter.com/ManUtd/status/886662245610135553/photo/1
23