Roma ka kompletuar transferimin e turkut, Cengiz Under
AS Roma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Basaksehir FK për anësorin e talentuar Cengiz Under.
Lojtari ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.
“AS Roma është e lumtur të ju njoftoj se ka nënshkruar me talentin e Basaksehir FK, Cengiz Under. Transferimi ka kushtuar 13.4 milionë euro dhe bonuset shkojnë maksimumi 1.5 milionë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Lojtari pas nënshkrimit të kontratës tha se është shumë i lumtur dhe mezi po pret që të ftillojë stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës. /Express/
https://twitter.com/OfficialASRoma/status/886497160283475968/photo/1

