Botë

Zyrtare: Pas 10 vjetëve largohet nga Liverpooli (Foto/Video)

By FIRST CHANNEL

July 16, 2017

Lucas Leiva ka arritur në Romë. Ai do ta zëvendësojë te Lazio Lucas Biglian, që u transferua te Milani.

Lucas Leiva ka arritur në Romë për të kompletuar transferimin e për 5.5 milionë euro te Lazio nga Liverpooli. “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Forza Lazio”, ishin fjalët e lojtarit në aeroport.

Braziliani do t’i kryejë të hënën testet mjekësore për të kompletuar transferimin te Lazio, që do të zëvendësojë Lucas Biglian, i cili u transferua në Milan për 17 milionë euro plus tre të tjera.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, u tha Leiva gazetarëve në aeroport. “Nuk kam folur ende me Simone Inzaghi. Forza Lazio!”.

Leiva ka qenë pjesë e Liverpoolit që nga viti 2007, ku ka bërë 344 paraqitje në gjitha garat, duke shënuar edhe shtatë dola. /Gazeta Express/