Lajme

Turistë të huaj janë helmuar nga ushqimi në një hotel në Strugë

By FIRST CHANNEL

July 16, 2017

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje rreth orës 9:35 në Stacionin policor të Strugës, nga Qendra Mjekësore e Strugës u paraqit se në Pavionin intern u soll E.B nga Holanda, M.T dhe A.A të dy nga Izraeli, të cilët ishin akomoduar në hotelin “Izgrev”.

Ata, siç është cituar në buletinin policor, janë ankuar në helmim nga ushqimi që kanë konsumuar në hotel. Pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Me këtë rast janë njohur prokurori publik si dhe Inspektoriati Shtetëror Sanitar.