Botë

Sanchez Arsenalit: “Dua të luaj në Ligën e Kampionëve” (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 16, 2017

Alexis Sanchez ka dhënë sinjalet e para se dëshiron të largohet nga Arsenali.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, ka dhënë sinjalet e para se dëshiron të largohet këtë verë nga Arsenali.

Kështu bën të ditur “Canal 13”, që citon një frazë të kilianit se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pas rënies së Arsenalit në Europa League.

Manchester City i Pep Guardiolas është duke insistuar për ish sulmuesin e Barcelonës.

“Dua të luaj në Ligën e Kampionëve. Vendimi nuk varet prej meje, duhet të pres Arsenalin”, citon fjalët e Sanchezit “Canal 13”.

Sanchez e mbylli sezonin 2016/17 me 30 gola në 50 paraqitje në gjitha garat për “Topçinjtë”. /Gazeta Express/