Lajme

Ra në kontakt me korrentin duke punuar, humb jetën 66- vjeçari

By FIRST CHANNEL

July 16, 2017

Një 66- vjeçar në fshatin Selenicë të Ersekës ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia bën me dije se personi që ka ndërruar jetë është 66- vjeçari me iniciale B.N, i cili ka qenë duke punuar me autokombajnë në momentin që ka rënë në kontakt me korrentin, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. /Gazeta Express/