Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Puyol i kundërpërgjigjet Xavit pas komenteve: “Barcelona nuk është dashur ta transferojë Piquen”

Carles Puyol i është kundërpërgjigjur Xavi Hernandezit për komentet që bëri ditë më parë se “Barcelona nuk duhet t’i transferojë lojtarët që largohen nga La Masia”.

Ish kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, ditë më parë deklaroi se lojtarët që largohen nga La Masia, siç bën Cesc Fabregas e Gerard Pique, nuk është dashur të rikthehen në “Camp Nou”.

Ky diskutim lindi për mundësinë e rikthimit të Hector Bellerin, që është transferua vite më parë në Angli te Arsenali.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kapitenit tjetër të katalanasve, Carles Puyol, që është i një mendimi krejtësisht tjetër.

“Është mendimi i tij, nëse Cesc dhe Pique nuk është dashur të transferohen, të cilët kanë bërë paraqitje të shkëlqyeshme”, tha fillimisht Puyol.

“Mendoj se duhet t’i analizojmë gjitha rastet një nga një se çka i shtynë ata të largohen”.

“Ju duhet t’i shikoni mirë gjërat. Nëse ju jepet mundësia ta transferoni Piquen, që është mbrojtësi më i mirë në botë dhe nuk e bëni këtë vetëm sepse është larguar njëherë nga La Masia, është gabim i madh. Por siç thash është mendim i tij dhe duhet të respektohet”, shtoi Puyol. /Gazeta Express/

Exit mobile version