Eurodeputeti i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Tibor Szanyi, ka qenë dje i pranishëm në Jalë, ku mori pjesë në punimet e IUSY me praninë e të rinjve eurosocialistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës.
Ai u shpreh ndër të tjera se vlerëson bashkëpunimin mes LSI-së dhe LRI-së në mbajtjen e aktivietit, ndërsa të majtën shqiptare e shesh si një lojtar të vërtetë në lëvizjen socialiste globale.
“E majta shqiptare eshte nje lojtar i vertet ne levizjen globale socialiste, e cila eshte provuar nga nje performance e shkelqyer e organizmit si LSI dhe LRI.
Eshte hera e dyte qe marr pjese ne nje festival te IUSY-t. I pari ka qene 10 vjet me pare ne Hungari. Me se shumti kam marre pjese ne takimet e forumeve rinore sociale europiane. Pas nje dite qendrimi ketu, mund te them se ky aktivitet eshte me i miri.
Persa i perket organizimit dua te them se organizatoret kane bere nje pune te shkelqyer. eshte e Veshtire te organizosh nje event te tille me mbi 1000 veta, shumica e te cileve vijne nga jashte keshtu qe me te vertet dua ti pergezoj per kete. Situata politike ne Shqiperi pati efekt dhe te ky event. Jeta politike ne Shqiperi eshte shume aktive dhe dinamike. Edhe pse te majte ka konkurrence midis forumeve rinore te majta. E majta ne Shqiperi po u jep shume vemendje te rinjve.
Kjo kuptohet dhe nga fakti qe ne parlament do jene shume deputet te rinj ne moshe. dje ne ceremonine hapese te aktivitetit nga fjalimet qe u bene, shumica e te rinjve e kane kuptuar kryefjalen e se majtes qe eshte Solidariteti. Shqiperia po ecen shpejt drejt integrimit europian, por ky do te jete nje udhetim i gjate dhe me plot sfida per tu perballuar. si anetar i Komisionit te Zgjerimit ne Parlamentin Europian puna ime eshte e lidhur kryesisht me ecurine e progresit te Ukraines, por gjithashtu une ndjek dhe ecurine e vendeve te tjera aspirante per tu anetaresuar ne Be, persa i perket Shqiperise do te thosha qe eshte nje potencial historie suksesi”, tha ai.

