Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Arrestohet ‘i forti’ i Durrësit (Emri)

Në vijim të kontrolleve me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Florenc Daja, teksa filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit me inicialet B.SH. 32 vjeç, banues në Durrës.

Policia sqaron se dje në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Golf me drejtues shtetasin B.Sh. dhe pasagjer shtetasin Florenc Daja, në çantën e krahut të këtij të fundit i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model-54, lloji TT.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 , 25 të Kodit Penal.

/Gazeta Express/

Exit mobile version