Lajme

Arben Ahmetaj pëson aksident në Maqedoni

By FIRST CHANNEL

July 16, 2017

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka pësuar një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në Kumanovë.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërsa janë lënduar 14 persona.

Pjesë e këtij aksidenti është edhe ish- ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kumanovës.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendase

Edhe zv. ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, e konfirmon lajmin përmes një statusi në Facebook, duke i uruar shërim të shpejtë Ahmetajt.

Ai ka publikuar edhe një foto gjatë vizitës së tij në spitalin e Kumanovës, ku Ahmetaj ka marrë mjekimin./Gazeta Express