Botë

Aguero largohet nga City, mbetet në Premierligë? (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 16, 2017

Chelsea ka shprehur interesim për Sergio Agueron

Chelsea është duke tentuar që ta transferojë sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, bën të ditur gazetari i AS, Manu Sainz.

Trajneri i City, Pep Guardiola, nuk i beson shumë argjentinasit, diçka që u pa në fund të sezonit të kaluar kur më shumë inkuadronte të riun Gabriel Jesus.

Tani raportohet se edhe Aguero dëshiron një aventurë të re dhe Antonio Conte ëndërron ta ketë 29 vjeçarin në “Stamford Bridge”.

“Bllutë e Londrës” janë duke u interesuar edhe për Alvaro Moratan e Real Madridit. /Express/

9