Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Adoleshentja në Durrës 3 muaj e zhdukur, e ëma kërkon ndihmë

Prej 3 muajsh një 14 vjeçare rezulton e zhdukur nga familja, ndërsa ka qenë e ëma ajo që dje i është drejtuar komisariatit të Durrësit për të kërkuar ndihmë në gjetjen e vajzës.

Shtetasja me iniciale Sh.O. 52 vjeçe, i është drejtuar dje uniformave blu për të bërë kallëzim për largimin e së bijës, B.O.

Ndërkohë që po punohet për gjetjen e saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/Gazeta Express/

Exit mobile version