Tifozët nuk besojnë se këtë verë Real Madrid do të transferojë francezin, Kylian Mbappe
Sulmuesi i Monacos, Kylain Mbappe është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj vere, pas paraqitjeve ffantastike sezonin e kaluar.
Një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij është edhe Real Madrid.
Por, tifozët e skuadrës spanjolle nuk besojnë se Mbappe këtë verë do të transferohet në Santiago Bernabeu.
Në një sondazh të së përditshmes spanjolle AS, 62 për qind e 25 mijë votuesve besojnë se Mbappe nuk vjen këtë verë, ndërsa 38 për qind besojnë se francezi do të jetë nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Përveç Realit, për Mbappe interesohen edhe Arsenal dhe Manchster City. /Express/