Botë

​Ky është lojtari kryesor që e dëshiron Mourinho

By FIRST CHANNEL

July 16, 2017

Jose Mourinho e dëshiron transferimin e anësorit të Interit, Ivan Perisic

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e ka konfirmuar se skuadra e tij do të transferojë edhe dy lojtarë të mëdhenj gjatë kësaj vere.

Sipas Sunday Mirror, dëshira kryesore e Mourinhos është anësori kroat i Interit, Ivan Perisic.

Për shërbimet e kroatit Unitedi duhet të paguajë të paktën 55 milionë euro, aq sa edhe kërkon skuadra italiane.

Pas Perisic, kërkesa e dytë e Mourinhos është mesfushori i Chelseat, Nemanja Matic, i cili po kërkohet edhe nga Juventus. /Express/