Romelu Lukaku, Alexandre Lacazette dhe Kyle Walker janë transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar veror deri më tani.
Klubet evropiane janë duke shpenzuar shuma marramendëse në transferime, për të ndërtuar skuadra të fuqishme për sezonin 2017/18.
Marca ka publikuar një listë të gjatë të lojtarëve të transferuar deri më tani gjatë verës.
Romelu Lukaku (85 milionë euro), Alexandre Lacazette (60 milionë euro) dhe Kyle Walker (56 milionë euro) janë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar.
Ata ndiqen nga Bernardo Silva që u transferua te Manchester City e 16 vjeçari Vinicius Junior i Real Madridit, që do t’i bashkohet Los Blancos në vitin 2019, transmeton Gazeta Express.
Ja transferimet më të shtrenjta sipas MARCA-s: