Botë

Prezantohet Moreno, entuziast për transferimin në Romë

By FIRST CHANNEL

July 15, 2017

Hector Moreno është shprehur i lumtur për kalimin në Romë, i cili tashmë është prezantuar te skuadra italiane.

Mbrojtësi do të mbajë të vesh fanellën me numrin 15 dhe do të zë vendin e Antonio Rudiger, që u transferua te Chelsea.

Ai tashmë ka kryer testet mjekësore dhe është gati t’i bashkohet skuadrës, pas pushimeve të zgjatura për shkak të pjesëmarrjes me Meksikën në Kupën e Konfederatave.

“Jam shumë i lumtur dhe entuziast për këtë aventurë të re”, tha Moreno.

“Ende nuk ka folur me trajnerin Eusebio Di Francesco, por do të flasë së shpejti”, shtoi ai.

29 vjeçari i transferua në Romë nga PSV Eindhoven për 5.7 milionë euro. /Express/

ESCLUSIVO🔶🔴

Le migliori foto del primo giorno a Roma per il nuovo difensore giallorosso Hector #Moreno👍

📷 https://t.co/ZhIcyd9ONr#ASRoma pic.twitter.com/YzybOddGBN

— AS Roma (@OfficialASRoma) July 15, 2017