Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

“Na tregon reformat ti! Drejtori yt e ka bërë spitalin bordello!” Rama përgjigjet shumë ashpër

Një komentues në profiling e kryeministrit Rama ka shprehur pa rezerva dhe droje se drejtuesi i spitalit psikiatrit në Vlorë e ka kthyer këtë institucion në bordello, ku ato që punësohen “ u merren të mbathurat” nga ana e drejtorit.

Por kryeministri mesa duket nuk e ka pritur mirë komentin e qytetarit dhe I është përgjigjur mjaft ashpër… edhe pse, komentuesi ka bërë detyrën e tij si denoncues, ashtu siç ka kërkuar Rama në gjithë këto javë post zgjedhore (që qytetarët të denoncojnë në profilin e tij rastet e abuzimit dhe korrupsionit të zyrtarëve).

Diskutimet janë bërë tek një postim i Ramës, ku ky i fundit tregonte orvatjet e qeverisë gjatë mandatit të parë për të goditur atë që kryeministri e ka quajtur si “tepsia e pushtetit”.

Ja çfarë shkruan komentuesi dhe sesa ashpër përgjigjet Kryeministri:

Komentuesi: Ke një Kujtim Llapi drejtor te psikiatria ne Vlore qe e ka bere bordello!!Vidh leke edhe mere brekët e punonjëseve qe ka punësuar vete!!na tregon reformat ti! Po te shkosh ndonjë dite te psikiatria ne Vlore kujdes se do te hidhen kalamajtë e Kujtimit kokes!!

Replika e Ramës: Mbase ti nuk duhet te shkosh tek psikiatria, po një vëmendje te veçante ndaj te nxehtit duhet ta kesh dhe mos e ekspozosh shume kokën ne diell, sepse nga mënyra si shprehesh ke një rrëshqitje te lehte te zonës se trurit ku formulon mendimet/Gazeta Express

Exit mobile version