Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ja si e kujton Lulzim Basha aktin më barbar të diktaturës së Enver Hoxhës

Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar këtë të premte një ditë të shëmtuar të kohës komuniste, kur 40 vite më parë, do të ekzekutoheshin dy poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Basha shkruan se si sot 40 vjet më parë, komunizmi do të vriste dy mendje të lira që kërcënonin pushtetin Hoxhist të kohës.

“Saharaja s’di të ëndërrojë, ajo bluan gurë me mend’ e saj” ka shkruar Lulzim Basha në postimin e tij, një pjesë të poezisë së Vilson Blloshmit.

Exit mobile version