Lajme

Dogji 300 rrënjë ullinjsh, arrestohet 63-vjeçarit nga Vlora

By FIRST CHANNEL

July 15, 2017

Zjarret në Shqipëri duket se kanë shkaktuar shumë probleme, duke shkaktuar qindra hektarë pyje të djegura.

Por, policia ka nisur të marrë masa për autorët që u vënë zjarrin pyjeve, duke arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet për zjarrin në Selenicë !

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” ku është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 personave.

Mësohet se Ylli Hoxhaj, 63 vjeç, është autori i zjarrvënies së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /G.D – Gazeta Express/