Lajme

Degjeneron fjalori mes demokratëve: “O burr kur***! Me ato që rri ti unë nuk fshij as by…

By FIRST CHANNEL

July 15, 2017

Ka degjeneruar plotësisht fjalori mes demokratëve, e konkretisht atij të kreut të PD-së në Lushnje Myslim Murrizi.

Murrizi ka shpërthyer në akuza në profilin e Julian Dedës, pasi demokrati dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka bërë një status ironizues për drekën që kanë zhvilluar këtë të premte anëtarët e grupimit “Pro-Basha”, mes të cilëve, edhe vetë kreu i PD në Lushnje.

Në postin e tij Julian Deda ironizonte duke shkruar se po festojnë humbjen më të thellë në historinë e PD-së.

Kaq ka mjaftuar që Myslim Murrizi t’i shkruajë një koment me akuza nga më të fortat Julian Dedës, duke e cilësuar si një servil e spiun e madje dhe si një burrë kur**!

Për më tepër lexojeni të plotë shpërthimin e kreut të PD-së në Lushnje, kundrejt Julian Dedës, i njohur si njëri ndër demokratët që është pro largimit të Bashës nga selia blu./Gazeta Express