Botë

Bayern Munich në finale të “Telekom Cup” (Video)

By FIRST CHANNEL

July 15, 2017

Bayern Munich do të përballet me Werder Bremen në finale të “Telekom Cup 2017”.

Bayern Munich e mposhti 1:0 Hoffenheimin për të kaluar në finale të “Telekom Cup 2017”, ku do të përballet me Werder Bremen, që eliminoi Borussia Moenchengladbachun pas ekzekutimit të penaltive.

Golin e vetëm për ekipin e Carlo Ancelottit e shënoi sulmuesi Robert Lewandowski (7′).

Finalja do të zhvillohet pas orës 17:00. /Express/