Një video ka dalë në internet që shfaq një zebër duke kaluar një lumë për të shpëtuar nga krokodilët – vetëm për t’u ngrënë më pas nga luanët në anën tjetër të lumit.
Videoja, e filmuar në Rezervën Kombëtare ‘Maasai Mara’ të Kenias, shfaq kafshën duke i shpëtuar nga goja një krokodili në lumë, përgjatë udhëtimit të saj të rrezikshëm.
Zebra ia del që të shpëtojë nga krokodili dhe të kalojë në anën tjetër të lumit, transmeton Gazeta Express.
Por ankthi i zebrës veçse kishte filluar, pasi luanët e fshehur në bar po prisnin që ta sulmonin atë sapo të kalonte në anën tjetër.
Videoja u bë nga një balon ajri i SafariLIVE. Zebra provon t’iu shpëtojë luanëve por nuk është mjaftueshëm e shpejtë, dhe kështu përfundon në gojën e tyre.
Temat
Fun