Wilshere transferohet në Sampdoria? (Foto)

Jack Wilshere mund t’i bashkohet Sampdorias gjatë kësaj vere

Sipas “Gianluca Di Marzio” drejtuesit e skuadrës së Sampdorias kanë nisur kontaktet me Arsenalin për mesfushorin anglez, Jack Wilshere.

Thuhet se Arsenali po kërkon 10 milion euro për dëmshpërblim për reprezentuesin e Anglisë, përcjell Express.

Sipas “Gianluca Di Marzio”, Sampdoria mund ta përballoj këtë shumë duke pasur parasysh se gjatë këtyre ditëve ka shitur disa lojtarë.

Wilshere, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bournemouth, nuk bën pjesë në planet e Arsen Wengerit. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta