Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Vdekja e Besnik Pudjas në hambarin e kanabisit, gjykata dënon me burg 3 miqtë e tij

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për 3 miqtë e Besnik Pudjas,36 vjeçari, i cili u gjet i vdekur në një hambar në Shëngjergj kohë më parë.

Të akuzuar për fshehjen e krimit janë Halit Dusha, Algers Lici dhe Dritan Buzo, për të cilët Gjykata ka dhënë 1 vit e 4 muaj burg për secilin. Prokuroria ende nuk kanë një përgjigje nëse Besnik Pudja u vra apo u vetëvra, ndërkohë që familjarët e Besnikut në dëshmitë e dhëna kanë ngritur dyshimet se ai është vrarë dhe është sjellë në kasollen aty ku dhe u gjet përtokë pa jetë. Ata ngritën dyshimet pikërisht për një vrasje për shkak të kapanoneve me drogë për të cilat Besniku kishte nisur të tregonte.

/Gazeta Express/

Exit mobile version