Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Tentohet të vidhet transformatori në Tiranë, disa zona pa energji elektrike

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është tentuar të vidhet transformatori i nënstacionit Mëzez.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30-04:00 e mëngjesit të sotëm në kabinën “Peshku” ku punëtorët e nënstacionit kanë konstatuar dëmtim të fiderit 108 /nënstacioni Mëzez.

Pas një verifikimi të kabinës, është gjetur kapaku i transformatorit I hapur dhe vaji i derdhur në tokë si dhe dëmtim të urave të transformatorit të TM dhe TU.

Menjëherë është lajmëruar policia, ndërkohë pritet që në kabinë të rivendoset transformatori i ri.

Aktualisht zona që furnizohet nga kabina “Peshku”, ka mbetur pa energji, konkretisht: zona pa drita tek vaskat e peshkut, parku Logjistik Tiranë, prapa godinës së Coca-Colës.

/Gazeta Express/

Exit mobile version