Prizren: Dy qytetarë bëhen “llom” për një kabllo të rrymës

Në fshatin Jeshovë të Prizrenit janë arrestuar tre meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje rreth një kablloje të rrymës janë rrahur në mes vete.

Policia ka njoftuar se në rrahje janë përdorur shkopinj druri dhe thikë, me ç’rast të njëjtit kanë pësuar dhe lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta