Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Gabimi ‘amatoresk’ i trafikantit që çoi në zbulimin e 1.3 ton kanabis sativa në Kavajë

Në një patrullim gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme nga policia e Kavajës është bërë e mundur kapja e një sasi të madhe droge, që mendohet se shkon diku te 1.3 ton kanabis sativa.

Ka qenë një patrullë policie, e cila gjatë një kontrolli në afërsi të “Plazhit të Gjeneralit”, i ka kërkuar një furgoni të ndalojë për shkak të dritave të gjata.

Por, drejtuesi i mjetit, nuk ka reaguar, madje ka shtuar shpejtësinë, ndërsa ka braktisur furgonin disa metra më larg.

Pas kontrollit të furgonit nga ana e policisë, është gjetur edhe sasi e drogës në fjalë, ndërsa ditën e sotme është zbuluar edhe skafi që do transportonte drogën drejt Italisë. Po ashtu, afër skafit me përmasa të mëdha u gjet dhe një zetor që do bënte ngarkesën.

/Gazeta Express/

Exit mobile version