Lajme

Mbi 40 gra kosovare u janë bashkuar grupeve ekstremiste në Siri e Irak

By FIRST CHANNEL

July 13, 2017

Më shumë se 40 gra nga Kosova deri me tani u janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktet e Sirisë dhe Irakut.

Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me temë për fuqizimin e rolit të gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, shkruan arbresh.info.

Ky numër e bënë Kosovën të renditet e dyta ne Ballkan pas Bosnjës dhe Hercegovinës, shtet ky që ka 60 gra të përfshira në këto konflikte.

Taibe Canolli nga Shoqata e Grave në kuadër të Policisë së Kosovës tha se sipas të dhënave që kanë deri me tani janë rreth 44 gra dhe 37 fëmijë që u janë bashkuar ISIS-it

Ndërsa, deri me tani janë kthyer 7 gra nga ISIS në Kosovë.

“Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës është partner në implementim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. As Kosova nuk është e përjashtuar nga ekstremizmi. Reagimi i institucioneve të vendit ka sjell rezultate të suksesshme. Policia ka kryer një punë të shkëlqyer që ka pas arrestime të shumta duke parandaluar kështu ekstremizmin. Terrorizmi si fenomen i përfshinë të gjitha shtresat”, u shpreh Canolli.

Sipas saj, gratë dhe fëmijët janë traget i këtyre organizatave.

“Kemi një numër rreth 44 gra qe janë të përfshira, kemi 37 fëmijë që janë në zonat e luftës. Kemi edhe fëmijë që kanë lindur në ato zona. Duke i parë këto është shtuar nevoja e fuqizimit të rolot të gruas ne parandalimin e ekstremizmit”, tha ajo.