Albani: Kam qenë obez! (Video)

Paçka se tashmë shumë personazhe të njohur kanë një fizik për t’u admiruar, në të shkuarën ka qënë tërësisht ndryshe.

Një rast i tillë është edhe ai i këngëtarit të njohur Alban Ramosaj, i cili për mikrofonin e Thumb ka treguar se dikur ka qenë i shëndoshë, madje obez.

I pyetur se cila ka qenë masa më drastike që Albani ka marrë përsipër për të pasur këtë pamje që ka sot, ai përgjigjet: “Ka qenë një periudhë që unë kam qenë shumë i shëndoshë, pothuajse obez…Kam fshirë çdo foto nga interneti mos u mundoni. Ajo ka qenë ajo periudha e tranzicionit që bëja palestër nga 4 orë në ditë dhe mbaja dietë. Ajo ka qenë gjëja më e rëndë që kam bërë.”

Epo jo, Albani ia doli dhe tashmë është një nga djemtë më seksi në Shqipëri! /Blitz.al/

Temat
Showbiz

Të afërta