Valdete Mustafa lanson koleksionin e ri me tendenca të ekstravagancës (Foto)

Dizajnerja e njohur e modës Valdete Mustafa së fundmi ka publikuar koleksionin më të ri për vitin 2017.

“La Rêve” është emërtimi që dizajnerja ka zgjedhur për këtë koleksion, një emër po aq unik sa edhe vetë dizajnet e që në gjuhën shqipe do të thotë “ëndërr”.

Koleksioni përmban gjithesej 10 fustana kryesisht elegantë duke theksuar detaje të cilat e bëjnë këtë koleksion unik. Inspirimi për këtë koleksion ka ardhur nga periudha kohore barok, ku motivi kryesor kanë qenë mëngët që kanë qenë në modë gjatë asaj kohe.

Materialet të cilat janë përdorur në koleksionin “Le rève” janë kryesisht saten rus, tyl i butë me dizjane të dhe ngjyra të ndryshme dhe materiale me shkelqim të cilat kanë qenë shumë në trend kohëve të fundit.

Një koleksion në të cilin nuk mungon ekstravaganca dhe e përkryer për personat që preferojnë elegancën.

Temat
Showbiz

Të afërta