Hip hop artisti shqiptar, Stresi, ka parlajmëruar projektin e ri.
“Më Fal 2” pritet që të publikohet shumë shpejt nga reperi i cili aktualisht gjendet në Shqipëri dhe s’ka probleme me ligjin.
Ky projekt është vazhdimësi e baladës hit të Stresit të publikuar shumë kohë më parë.
Stresi njihet për këngët e tij agresive, por sukses të konsiderueshëm ka arritur edhe atëherë kur ka lansuar balada me këngëtare të ndryshme.
Stresi ndryshe mbetet i angazhuar në turneun e tij veror.
Temat
Showbiz