Me bukurinë dhe linjat e saj seksi, ajo arriti të marrë gjithë vëmendjen e publikur dhe medieve rozë
Bëhet fjalë për bukuroshen Arta Nitaj e cila u bë e njohur nga roli i “Xhesikës”, në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.
Misi i klasës ashtu siç njihet në serial është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shumë shpesh publikon fotografi tejet provokuese. Ditë më parë bukuroshja me linjat seksi kishte ndryshuar pamjen e saj duke u bërë bionde. Në një fotografi që ka postuar Arta së fundmi në profilin e saj në Instagram duket shumë bukur.
E veshur me shumë stil dhe me një qen, Arta ka mahnitur ndjekësit e saj të cilët i kanë lënë komente shumë pozitive. Ndryshe aktorja e njohur ka qenë shumë e përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Endritin, djalin e presidentit Thaçi.
https://www.instagram.com/p/BWUhBHNnwrK/?taken-by=artaanitaj&hl=en