E frikshme: ‘Lufta’ e drenicakut me gjarpërinj, e gjen nën jastëk, Policia nuk i ofron ndihmë (Foto)

Një rast i rrallë i ka ndodhur një banori nga Prekazi i Skenderajt, shkruan Gazeta NewBorn.

Qytetarit Ekrem Veliaj, gjarpëri i hyri në shtëpi pa e vërejtur ai fare, derisa kishte hyrë në dhomë dhe e kishte parë atë. Gjatësia e gjarpërit i cili u fut në shtëpinë e këtij qytetari shte mbi 160 cm.

Në një prononcim për Gazetën NewBorn, Ekrem Veliaj , ka te treguar për rastin se si gjarpëri iu fut në dhomën ku ai flenë.

”Isha duke e marr një shtagë, edhe kur e provoa me marr gjarpëri ish pështjellë në të, mendova që është ndonje cevë apo konop, po ai nisi me lëvizë dhe e kuptova që është gjarpër. Ishte 1.60 cm i gjatë. Ky nuk është i vetmi gjarpër që kamë parë, ka edhe më shumë. Të tillë po futën edhe në shtëpi. Tash po tutëm çdo ditë se mos po mi sulmon edhe fëmijet ”, u shpreh ai.

Por ky nuk ishte i vetmi gjarpër, Veliu edhe sot ka gjetur një gjarpër në dhomën e tij nën jastekun ku ai flen.

Temat
LajmeVend

Të afërta