Nëna për pak sa nuk i mbyti fëmijët e saj, duke i mbyllur në veturë për më shumë se 20 minuta në temperatura të larta (Video)

Një nënë e papërgjegjshme kishte harruar dy fëmijët e saj brenda veturës në temperatura të larta për më shumë se 20 minuta, derisa ajo bënte shoping.

Por, ky veprim për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë kur para veturës u shfaq një polic i nervozuar, transmeton Telegrafi.

Policia, zjarrfikësit dhe autoambulancat kishin pranuar disa telefonata që të dalin në vendin e ngjarjes në qytetin Vancouver të Kanadasë, pasi qytetarët ishin brengosur për jetën e fëmijëve që ishin mbyllur brenda veturës Lexus në temperatura të larta.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihet se si një polic i bërtet nënës e cila po qëndronte pranë tij duke mos e thënë asnjë fjalë.

Ai kishte pyetur gruan e paidentifikuar se, “çfarë prindi është” ai që harron vajzën gjashtë vjeçe dhe djalin trevjeçar të mbyllur në veturë për më shumë se 20 minuta, duke i lënë të zihen për së gjalli në temperatura të larta.

“Mendoj se nuk po e kupton çfarë ke bërë duke i lënë të mbyllur fëmijët brenda veturës, derisa temperaturat jashtë janë të larta, kurse dritaret ishin të mbyllura”, ka shtuar polici.

Por, edhe pse nuk është ngritur padi kundër saj, rasti është raportuar se autoritetet përkatëse që merren me kujdesin e fëmijëve të mitur.

Temat
BotëLajme

Të afërta