Hyrja spektakolare në skenë e Dua Lipës në Wireless Festival (Video)

Dua Lipa pa dyshim se është një nga këngëtaret më të mira në botë për momentin.

Jo vetëm për paraqitjen e saj të jashtme – këngët e saj po pëlqehen tej mase në gjithë botën.

Fansat e saj janë të flaktë, kurse një gjë e tillë u vërtetua në një nga festivalet më të mëdha, në Wireless Festival.

Momenti kur Dua u ngjit në skenë ishte spektakolar, gjë që e çoi në delir publikun.

Dua po vazhdon me performancat e saj të mëdha dhe po shijon suksesin e këngës së fundit “New Rules”.

Temat
Showbiz

Të afërta